Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini transferon ish-futbollistin e Prishtinës

Basit Abdul Khalid

Dukagjini është përforcuar me një sulmues nga Gana.

Klubi nga Klina njoftoi të martën për transferimin e sulmuesit Basit Abdul Khalid.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Khalid në Superligën e Kosovës është paraqitur edhe më herët te skuadra e Prishtinës.

Për Prishtinën luajti nga viti 2016 deri në vitin 2019. Ai së fundi ishte pjesë e klubit nga Libia, El Ettihad Al-Misraty. Qendërsulmuesi ishte pa klub nga muaji janar.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, Basit Abdul Khalid. 29-vjeçari nga Gana i bashkohet familjes sonë për këtë sezon, duke sjellë me vete përvojë dhe cilësi në repartin ofensivë. Të gjithë në klub i dëshirojmë Khalidit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë”, ka shkruar Dukagjini.

Khalid ka luajtur edhe për disa klube të tjera si Teuta, Sheriff Tiraspol e Al-Tadamon.