Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina zyrtarizon sulmuesin nga Gana

Prishtina ka zyrtarizuar edhe përforcimin e radhës. Kryeqytetasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin, Sadam Sulley.

25-vjeçari erdhi si futbollist i lirë pas aventurës me skuadrën Dhofa Senica.

Sulmuesi ganez ka nënshkruar kontratë për 18 muaj me Prishtinën.

Ai karrierë ka bërë edhe te skuadra si Michalovce, Ried dhe në skuadrën e dytë të Legia Warsaws.

Prishtina deri më tani ka transferuar edhe Bujar Pllanën, Agim Zekën dhe Drilon Cenaj.