Sport

Prishtina kalon në gjysmëfinale, eliminon Prizrenin-16

Sigal Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra nga kryeqyteti e ka eliminuar Prizrenin-16 në ndeshjen e tretë dhe vendimtare që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” të mërkurën.

Prishtina shënoi fitore me shifrat 71:68 për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm në serinë çerekfinale.

Në gjysmëfinale, Prishtina do të përballet me Golden Eagle Yllin, seri kjo që nis të shtunën dhe finalisti përcaktohet me tri ndeshje të fituara. Henry Dugat me 19 pikë të shënuara ishte më i dalluari te Prishtina, i përcjellë nga Jan Palokaj (16) e Jetmir Zeqiri (11 pikë e 10 kërcime).

Te Prizreni-16 më të dalluarit ishin Urim Zenelaj e Xavier Cannefax me nga 19 pikë të shënuara secili, por që nuk mjaftuan për të avancuar në gjysmëfinale.