Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja mposht Prizrenin, kalon në gjysmëfinale të Superkupës

Basketbollistët e Pejës nuk e patën aspak të lehtë avancimin në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Kampionia në fuqi, Peja të enjten e eliminoi skuadrën e Prizrenit në çerekfinalen e luajtur në palestrën “13 Qershori” me rezultatin 92:81.

Prizreni e nisi më mirë takimin dhe çerekun e parë, e mbylli me rezultatin 24:19 përpara se të shkojë në pushim me një epërsi prej tri pikëve – 47:44. Megjithatë, Peja u rikthye fuqishëm në dy periudhat e fundit. Çerekun e tretë, Peja e fitoi 30:18, ndërsa të katërtin 18:16 për ta konfirmuar fitoren dhe kalimin në gjysmëfinale.

Amerikani Justin Davis ka udhëhequr Pejën drejt këtij triumfi, pasi ndeshjen e përfundoi me 29 pikë, 8 kërcime e 3 asistime.

Me lojë të mirë te Peja, u veçuan edhe Lis Shoshi (15 kërcime, 9 asistime) e John Chandler me 14 pikë.

Edhe Peja mposht Prizrenin, kalon në gjysmëfinale Basketboll Peja mposht Prizrenin, kalon në gjysmëfinale

Te Prizreni, fundori Ivan Koleviq pati 18 pikë, ndërsa Musab Mala, Arbër Sinani e Edmond Kryeziu shtuan nga 13 pikë secili, por që nuk arritën ta evitojnë humbjen nga Peja. Në gjysmëfinale, Peja do të përballet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi, që nis në orën 20:00.

Seria e ndeshjeve gjysmëfinale, do të mbahet të premten.