Klubet kosovare vazhdojnë të humbasin raste në Tribunalin Arbitrar të Basketbollit (BAT) të FIBA-s.
Në vitet e kaluara raste kanë humbur Peja e Sigal Prishtina, ndërsa Peja aktualisht e ka të ndaluar transferimin e lojtarëve pasi ka borxhe prej 150 mijë eurosh ndaj lojtarëve, trajnerëve e menaxherëve të huaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Prishtina kishte humbur raste edhe në të kaluarën, por kishte arritur marrëveshje me palët që e kishin paditur. Së fundi e ka humbur edhe një rast, ndaj basketbollistit lituan, Aurimas Kiezha. Ai ka luajtur për Prishtinën në edicionin 2013/14.
“Është një vendim i BAT-it për Kiezhan, prej më shumë se 50 mijë eurosh, por që nuk është definitiv. BAT-i ka kërkuar nga Prishtina që të arrijë marrëveshje me lojtarin për obligimet ndaj tij. Nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë hapi i parë është ndalimi i transferimit të lojtarëve. Një ndalesë të tillë tashmë e ka Peja”, ka thënë kryetari i FBK-së, Erolld Belegu.
I kontaktuar nga gazeta, Kiezha nuk ka dashur të komentojë për rastin e fituar ndaj Prishtinës.
-
Pejës i ndalohen transferimet, duhet të paguajë mbi 100 mijë euro borxhe
-
BAT-i heq “sanksionet” ndaj Pejës, klubi mund të regjistrojë lojtarë të rinj
-
Peja e sanksionuar nga BAT-i, aktualisht nuk mund të transferojë lojtarë
-
Dënohen Peja e Prishtina
-
Vazhdon pritja e Prishtinës për titull tjetër të kampionit