Prishtina dhe Penza, do të takohen në finalen e "Final Fourit" të Ligës Unike në konkurrencën e femrave në basketboll. Të mërkurën në Prishtinë, ka nisur "Final Fouri" me katër skuadrat e para të pjesës së rregullt.
Në gjysmëfinalen e dytë, Prishtina triumfoi ndaj Flamurtarit të Vlorës me rezultatin 74:68. Te Prishtina më e dalluara ishte Tynice Martin me 27 pikë, ndërsa te Flamurtari u veçua Sophia Jacobsson (20). Ndërkohë, në gjysmëfinalen e parë, Penza e mposhti Bashkimin me shifrat 83:57.
Rael Whitsit me 24 pikë e 18 kërcime ishte më efikasja te Penza, ndërsa te Bashkimi, u veçuan Era Shatri e Porsche Poole me nga 17 pikë secila.
Finalja mes Prishtinës e Penzës do të luhet të enjten prej orës 19:00, ndërsa nga ora 16:00 dj të përballen Bashkimi e Flamurtari për vendin e tretë.