Klubi i futbollit Prishtina ka gjetur investitorët për ndërtimin e një kompleksi të madh stërvitor dhe atë të akademisë, por jo edhe parcelën se ku do të ndërtohet ky kompleks gjigant që aktualisht është vetëm në letër.
Prishtina është duke pritur Komunën e Prishtinës për ndarjen e një parcele për të nisur ndërtimin e kompleksit që kap vlerën e rreth 3.5 milionë eurove, shkruan sot Koha Ditore.
Në projektin që gazeta e ka siguruar janë paraparë katër fusha ndihmëse dhe një konvikt me rreth 7.000 metra katrorë.
Kryetari i klubit Prishtina, Remzi Ejupi, pret një zgjidhje të shpejtë nga Komuna, në të kundërtën thotë se mund të humbet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
U ndanë parcela dhe buxheti, por ende s’ka nisur ndërtimi i spitalit të Prishtinës
-
Lipjani ndan afro 2 milionë euro për ndërtimin e palestrës sportive
-
Nis ndërtimi i qendrës sportive për klubin FC Prishtina
-
Një qendër sportive “për gjithë qytetin” në emër të KF Prishtina
-
Klubi Prishtina merr 10 hektarë në shfrytëzim 40 vjeçar