Sport

Një qendër sportive “për gjithë qytetin” në emër të KF Prishtina

Klubit të futbollit Prishtina i është ndarë parcela prej dhjetë hektarësh për ndërtimin e kompleksit, që zyrtarët e tij thonë se do të jetë gjigant dhe modern.

Të hënën është firmosur kontrata për dhënie në shfrytëzim të pronës publike në Bërnicë të Poshtme mes ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, dhe presidentit të klubit Prishtina, Remzi Ejupi, shkruan sot Koha Ditore.

Prona i është dhënë klubit Prishtina në shfrytëzim për 40 vjet, por presidenti i saj Ejupi, ka thënë se do të jetë në shfrytëzim për të gjitha klubet e kryeqytetit. Për këtë, pret që MKRS-ja, pos me parcelë ta mbështesë edhe financiarisht në ndërtimin e dy fushave me bar sintetik, për fillim. Një tjetër fushë pret ta financojë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) përmes fondeve nga UEFA.

Ministri Gashi ka premtuar ndihmë të paktën për këto dy fusha. Edhe ai thotë se qendra do të jetë në shërbim të të gjitha klubeve të kryeqytetit, ndonëse me letra, do të jetë e klubit Prishtina, ndër të paktit që në Kosovë ka status privat, apo me saktësisht është Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara (SHPK)... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)