Prishtina ka dominuar në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Llapit. Prishtina e Llapi po takohen në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll. Megjithatë në pjesën e parë nuk janë shënuar gola.
Shefit Shefiti qëlloi shtyllën, ndërsa rast të mirë kishte edhe Hasan Hyseni. Por pa konkretizim.
Gola në pjesën e parë nuk janë shënuar as në ndeshjet Dukagjini – Ballkani e Trepça ’89 – Gjilani.