Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka mësuar kundërshtarin e parë dhe rrugën e vështirë për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, në të cilën do të debutojë në edicionin 2017/18.
Kundërshtari i parë i Sigal Prishtinës në raundin e parë kualifikues është kampioni i Bjellorusisë, Tsmoki-Minsk. Kështu është vendosur me short të tërhequr të martën në selinë e FIBA-s, në Mies të Zvicrës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjen e parë me Tsmoki Minsk, Sigal Prishtina do ta luajë në shtëpi më 19 shtator, kurse të kthimit pas dy ditëve në kryeqytetin e Bjellorusisë (21 shtator).
Për Sigal Prishtinën kjo është hera e parë që paraqitet në Ligën e Kampionëve, garë e themeluar nga FIBA edicionin e shkuar dhe që rangohet e treta për nga niveli në Evropë pas Euroligës dhe Eurocup.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.