Është prezantuar kënga për përfaqësuesen e Kosovës në eliminatoret për “Euro 2020”.
Kjo këngë e realizuar nga “RRecords” këndohet nga Jehona Lumi dhe Florent Abrashi.
Ajo është publikuar në bashkëpunim me tifozët e Kosovës, “Dardanët”, ka bërë të ditur produksioni me rastin e publikimit.
Ripërpunimi i këngës së grupit “Lindja” është publikuar vetëm në versionin me tekst. Videoklipi zyrtar xhirohet më 25 mars gjatë ndeshjes Kosovë – Bullgari, në stadiumin “Fadil Vokrri”.