Schalke e kompletoi transferimin e 26-vjeçarit, Tobias Mohr, nga skuadra e Heidenheimit.
Mohr ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me skuadrën që është promovuar sivjet në Bundesliga.
“Nuk është sekret që e kemi kërkuar Tobiasin për kohë të gjatë dhe kemi luftuar për ta transferuar. Jemi të kënaqur që kemi qenë në gjendje ta transferojmë atë”, ka thënë drejtori sportiv i Schalkes, Rouven Schroder.
“Tobi ka një të majtë të fuqishme që krijon rrezik me gjuajte dhe shënon gola. Ai sjell ritëm në lojë dhe krijon hapësira për skuadrën”, ka shtuar ai.
Mohr ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 33 ndeshje në Bundesliga 2 sezonin që përfundoi.
Ndërkohë, prezantimi i Schalkes në Twitter ka qenë shumë i veçantë.
Edhe
Muelleri ka në mendje rekordin e veçantë
Tobiasi, apo siç e thërrasin shkurt “Tobi”, është prezantuar nëpërmjet titujve të këngëve të ndryshme.
Der Admin gönnt sich heute mal ein bisschen Musik auf der Arbeit ? pic.twitter.com/lCV8QJ4gef
— FC Schalke 04 (@s04) June 8, 2022