Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me kontratë të re për Mullerin

Thomas Muller

Bayern Munich ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës të Thomas Muller.

Sipas “Bild”, drejtuesit e klubit dëshirojnë ta mbajnë sa më gjatë sulmuesin gjerman.

Muller ka kontratë me “bavarezët” deri në vitin 2023. Lojtari është shprehur i hapur për të mbetur te kampioni i Bundesligas së paku edhe për dy edicione.

32-vjeçari këtë edicion me Bayernin në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 22 asistime.