Menaxheri Karim Djaziri thotë se klienti i tij Karim Benzema ishte i gatshëm të paraqitej për Francën që nga çerekfinalja e Kupës së Botës në Katar.
Ai ka thënë se ka konsultuar tre specialistë dhe se diagnoza sipas tij ka treguar se Benzema ka mundur të jetë të paktën në stol.
“Kam konsultuar tre specialistë të cilët konfirmuan diagnozën se Karim Benzema ka mundur të jetë pjesë e Francës që nga çerekfinalja, të paktën të ishte në stol”, ka shkruar Djaziri në Twitter.
Ai ka fajësuar trajnerin e Francës, Dider Deschampsin.
“Pse i kërkove të largohej kaq shpejtë”, i është drejtuar menaxheri i Benzemas.
Benzema u largua nga kampi i Francës pasi nuk arriti të rikuperohej nga një lëndim në kofshë që e pësoi gjatë përgatitjeve. Benzema nuk u zëvendësua, por më nuk u kthye te Franca. Ai është tërhequr nga përfaqësuesja franceze pas Kupës së Botës. Franca humbi në finale nga Argjentina pas ekzekutimit të penalltive.