Paraqitja e sportistëve rus në Lojërat Olimpike të Parisit vitin tjetër “nuk mund të mbulohet me pretendimin e neutralitetit apo flamurit të bardhë”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky.
Zelensky ka folur në samitin e 36 shteteve të premten rreth diskutimit për pjesëmarrjen e sportistëve rus dhe bjellorus në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm.
“Derisa Rusia vret dhe terrorizon, përfaqësuesit e shtetit terrorist nuk kanë vend në sport dhe në garat Olimpike. Dhe nuk mund të mbulohet me pretendimin e neutralitetit apo flamurit të bardhë, sepse Rusia është tani shtet që njollos gjithçka me gjak – madje edhe flamurin e bardhë”, është shprehur Zelensky, shkruan “BBC” të shtunën.
Artikuj të ngjashëm