Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka theksuar se synon të marrë masa që parandalojnë top klubet evropiane që të dominojnë në futboll, sa i përket transferimeve.
Kreu i futbollit në Evropë ka propozuar një “taksë luksoze” për klubet më të pasura dhe limit të lojtarëve për të siguruar të ardhmen e të ashtuquajturave klube të vogla.
“UEFA ka për detyrë të mbrojë të gjithë futbollin dhe jo vetëm elitën. Ne duhet të shohim nëse tregu i transferimeve po ndodh siç duhet. Nuk duhet të frikësohemi që të ndërhyjmë në të. Duhet të ndërmarrim disa masa si taksa luksoze dhe kriterin për limite në ekip e për rregullat e transferimeve”, ka thënë ai për BBC.
Çeferin po ashtu ka thënë se planifikon të krijojë një divizion të ri të UEFA-s që do të merret me dopingun, korrupsionin, dhunën dhe fiksimin e ndeshjeve.
-
Çeferin kritikon klubet që insistojnë për Superligën Evropiane
-
UEFA u bën thirrje klubeve të mëdha që të ndryshojnë mendje për Superligën Evropiane
-
UEFA shtyn diskutimet me klubet për të ardhmen e garave evropiane
-
UEFA po mendon t’i mbrojë çerekfinalistët e “Championsit”
-
Çeferin pritet ta udhëheqë UEFA-n edhe për katër vjet