Njeriu i parë i UEFA-së, Aleksander Çeferin ka bërë vizitën e parë në rajon në detyrën e re duke zgjedhur shtetin e Kosovës, si vendin e parë për ta vizituar.
Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, ishte i shoqëruar së bashku me delegacionin e tij ku në mesin e tyre kishte edhe një serb, Zoran Lakovic.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari" të Prishtinës, Ceferin u prit nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, me bashkëpunëtor.
Presidenti i UEFA-së, pas një takimi të shkurtër në ambientet e aeroportit mori rrugën për në zyret e FFK-së.
Atje shefi i UEFA-s, u prit nga zyrtarët e FFK-së, ku nga afër vizitoi zyret duke mbajtur një takim me këta të fundit me dyer të mbyllura.
49-vjeçari vazhdoi me takime ku u prit edhe në zyret e kryeministrisë. Në takimin që ka mbajtur me kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa, ka kërkuar që Kosova të punojë më shumë në zhvillimin e infrastrukturës në futboll.
Ceferin ka thënë se UEFA do të vazhdojë të ndihmojë në infrastrukturën e futbollit të Kosovës, por ka porositur Mustafën që edhe institucionet përgjegjëse të punojnë më shumë në këtë aspekt.
Mustafa ka falënderuar Ceferinin për ndihmën që Kosova të anëtarësohet në UEFA, pasi sipas tij, ishte e rëndësishme për shkak të lojtarëve të talentuar që ka Kosova.
Kryeministri në detyrë ka thënë se pas pranimit në UEFA institucionet e Kosovës kanë filluar punën për përmirësimin e infrastrukturës në futboll.
Në këtë takim e pranishëm ishte edhe Ministrja e re e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Dumoshi u shpreh se Kosova ka shënuar progres në infrastrukturën sportive dhe gjithashtu po punohet me dinamikë të shtuar me qëllim të përmirësimit të cilësisë së infrastrukturës sportive sipas rekomandimeve të UEFA-së.
Po ashtu, ajo e falënderoi presidentin Ceferin për përkrahjen e vazhdueshme që UEFA i ka dhënë futbollit të Kosovës, sidomos pas anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, dhe shtoi se kjo është një arritje e madhe e Kosoves.
Pas kësaj, ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Sllovenisë, inspektoi punimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës.
Ai nga afër përcolli shkurtimisht punimet duke mos u deklaruar për media, përderisa pranoj edhe një dhuratë nga grupi i tifozëve kosovar “Dardanët”.
Pas inspektimit në stadium i shoqëruar nga kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, presidenti i UEFA-s Çeferin në konferencë për media zbuloi arsyen e vizitës në Kosovë.
Nga na tjetër kreu i FFK-së, Vokrri, ka falënderuar Çeferinin për kontributin dhe mbështetjen e dhënë futbollit të Kosovës.
I pyetur nga Kohavisioni pse vendosi që ta vizitoj Kosovën, si shtetin e parë në rajon Çeferin, tregoi arsyen.
I pari i UEFA-s, foli edhe rreth infrastrukturës duke zbuluar se ndihma nuk do të mungojë për stadiumet kosovare.
Në fund Çeferin së bashku me delegacionin e tij pranuan disa dhurata simbolike nga kryetari Vokrri, që i dha Ceferinit, fanellën me numrin 9-të të Përfaqësueses së Kosovës.
Pas konferencës për media Çeferin u largua nga Kosova, duke e përfunduar takimin me krerët e FFK-së për të marr rrugën drejt Nyonit të Zvicrës.