Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin në takimin që ka mbajtur me kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa, ka kërkuar që Kosova të punojë më shumë në zhvillimin e infrastrukturës në futboll.
Ceferin ka thënë se UEFA do të vazhdojë të ndihmojë në infrastrukturën e futbollit të Kosovës, por ka porositur Mustafën që edhe institucionet përgjegjëse të punojnë më shumë në këtë aspekt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafa ka falënderuar Ceferinin për ndihmën që Kosova të anëtarësohet në UEFA, pasi sipas tij, ishte e rëndësishme për shkak të lojtarëve të talentuar që ka Kosova.
Kryeministri në detyrë ka thënë se pas pranimit në UEFA institucionet e Kosovës kanë filluar punën për përmirësimin e infrastrukturës në futboll.