Presidenti i skuadrës Las Palmas, Miguel Angel Ramirez, është detyruar t’i kërkojë falje publike një gazetari për shkak të fyerjeve që i kishte bërë atij.
Gazetari i mediumit “AS”, Pablo Checa, nuk ishte lejuar të hynte në ambientet e klubit Las Palmas, skuadrës që e ka siguruar inkuadrimin në La Liga.
Gazetari Checa ka publikuar audio-incizimet me fyerje dhe kërcënime nga presidenti i klubit spanjoll.
Megjithatë, pas një takimi, Ramirez ka kërkuar falje dhe ia ka lejuar gazetarit hyrjen në ambientet e Las Palmasit.
Ende nuk dihet pse ka ardhur deri te kjo situatë, por gazetari spanjoll ka publikuar një artikull që kishte të bënte me një sulm seksual nga një lojtar i Las Palmasit.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti i La Ligas kritikon presidentin e FIFA-s
-
Yllit të Spanjës nuk i lejohet hyrja në hotel – sigurimi nuk e njihte
-
Portieri i Barçës i kundërpërgjigjet presidentit të Realit
-
Vazhdon nga distanca “lufta e fjalëve” mes Realit e Barçës
-
Hiqet baneri ku bëhej thirrje për largimin e Perezit nga Reali