Presidenti i klubit italian Inter, Steven Zhang po përballet me masa disiplinore për fyerje të presidentit të Serie A, Paolo Dal Pino.
Zhang në një postim në Instagram e ka quajtur Dal Pinon: “Palaço më i madh dhe më i errët që kam parë ndonjëherë”.
Ndeshjet e Series A janë shtyer në dy fundjavët e fundit për shkak të përhapjes së koronavirusit në Itali, ku më tepër se 50 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2000 janë infektuar.
Një nga ndeshjet e shtyra në fundjavë, ishte ajo e të dielës mes Juventusit e Interit. Fillimisht ndeshja ishte paraparë të mbahej pa shikues. E më pas ishte propozuar të luhej të hënën me shikues.
Federata e Futbollit të Italisë ka nisur hetimet ndaj Zhangut.
Ndeshja mes Juventusit e Interit është caktuar që të luhet më 9 mars.