Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Premier Liga në fundjavë sjell derbin Tottenham - Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka hedhur poshtë atë që është thënë se është koha e përkryer për t’u përballur me Tottenhamin, për shkak të lëndimeve të futbollistëve, dhe i frikësohet formës tejet të mirë të sulmuesit Harry Kane.

Kane, i cili e fitoi Këpucën e Artë këtë vit në Kupën e Botës me gjashtë gola, ka qenë titullar në 61 ndeshje në të gjitha garat me klubin dhe shtetin e tij që prej fillimit të sezonit të kaluar, transmeton KTV.

Tottenhami do të jetë pa mesfushorin sulmues Dele Allin dhe kapitenin Hugo Lloris, që të dy mungojnë për shkak të lëndimeve.

Vonesat në stadiumin e ri dhe humbja befasuese nga Watfordi para pushimit të përfaqësueseve, do të thotë se përgatitjet e Tottenhamit për ndeshjen ndaj Liverpoolit kanë qenë serioze dhe pritet rezultat pozitiv nga tifozët e kësaj skuadre.

Megjithatë, Klopp beson se ekipi i tij do të testohet nga Spurs, por mesfushori brazilian Fabinho është në dyshim për t’u paraqitur edhe në këtë përballje, që prej ardhjes së tij nga Monaco. Sipas Kloppit, 24-vjeçarit i duhet ende punë e madhe sidomos në shpejtësi në mënyrë që të ketë sukses te skuadra nga “Anfield”.

Liverpooli në katër xhirot e fundit ka shënuar po aq fitore, dhe e ka mbrojtjen më të mirë në ligë me vetëm një gol të pranuar, derisa Tottenhami, që ka nëntë pikë me tri fitore e një humbje, pozicionohet në vendin e pestë.

Spurs në edicionin e kaluar kishte humbur vetëm dy ndeshje në Wembley, derisa kishte shënuar në të gjitha 25 ndeshjet në të gjitha garat, ndërsa në tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Të Kuqve është i pamposhtur, me një fitore e dy barazime.

Edhe Tottenhami e Liverpooli, në formë të mirë para derbit Sport Tottenhami e Liverpooli, në formë të mirë para derbit

Përballja mes Tottenhamit e Liverpoolit do të zhvillohet të shtunën në orën 13:30.

Chelsea do të luajë kundër Cardiff Cityt, kampioni në fuqi Manchester City e pret Fulhamin, kurse Arsenali udhëton te Newcastle, dhe që të gjitha këto ndeshje nisin në ora 16:00.

Ndërkohë, ditën e shtunë futbollistike në Angli e mbyll takimi mes Watfordit dhe Manchester Unitedit që luhet me fillim nga ora 18:30.