Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Premier League me pushim freskimi

Pushimi për freskim do të zbatohet në xhiron e kësaj fundjave në Premier League për shkak të temperaturave të larta në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo marrëveshje është arritur për shkak të temperaturave të larta në pjesën jugore e qendrore të Anglisë, si dhe në disa pjesë të Uellsit.

Temperaturat më të larta pritet të arrijnë deri në 37 gradë celsius.

Pushimi për freskim për herë të parë u zbatua gjatë pandemisë Covid-19, kur rinisi sezoni 2019/20 në mes të qershorit.

Temperaturat tashmë kanë nisur të ngritën mbi 30 gradë celsius në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.

Artikuj të ngjashëm