Premier League do ta ketë numrin më të madh të futbollistëve në Kampionatin Botëror “Katari 2022” duke u konfirmuar si liga më e fortë. Hiq më pak se 134 lojtarë të skuadrave elitare të Anglisë do të luajnë për përfaqësueset e tyre në turneun e Katarit, që nis të dielën.
Manchester City është ekipi më i përfaqësuar i Premier Leagues me 16 lojtarë, i ndjekur nga Manchester Unitedi me 14 sosh. La Liga e Spanjës do të kontribuojë më 84 lojtarë, prej të cilëve më së shumti kanë Barcelona dhe Real Madridi. 16 lojtarë janë të Barcelonës, ndërsa 13 të Realit në Botëror.
Girona e Elche nuk e kanë asnjë përfaqësueses. E treta është Bundesliga me 73 lojtarë në Katar, ndërsa Bayerni është ekipi më i përfaqësuar jo vetëm i kampionatit gjerman, por i të gjitha ekipeve të Evropës, me 17 futbollistë.
Pas Bundesligës, vijnë Serie A me 66 lojtarë dhe Ligue 1 me 52.