Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me 17 lojtarë futet në histori të Botërorit

Bayern Munichu do ta shkruajë historinë në Katar sa i përket pjesëmarrjes së lojtarëve në Kampionatin Botëror. Në turneun e Katarit që nis të dielën, Bayerni do të përfaqësohet me hiq më pak se 17 lojtarë, duke vendosur rekord të ri.

Rekordin e mëparshëm e mbante skuadra e Manchester Cityt, që i pati 16 lojtarë në Botërorin “Rusia 2018”.

Po ashtu, Botërori “Katari 2026” është i pari në të cilin përfaqësueset kanë në radhët e veta nga 26 lojtarë.

Futbollistët e Bayernit, që do të paraqiten në Katar, të gjithë kanë rol të rëndësishëm nëpër përfaqësueset e tyre. Më së shumti lojtarë të Bayerni i ka Gjermania – shtatë, ndërsa te Franca luajnë katër.