Portugalia është kualifikuar në gjysmëfinale të Evropianit të Shpresave në futboll. Të hënën mbrëma në çerekfinale, Portugalia fitoi 5:3 ndeshjen interesante dhe dramatike ndaj Italisë U21. Dany Mota shënoi për 1:0 në minutën e gjashtë e 2:0 në minutën e 31-të.
Tommaso Pobega ngushtoi epërsinë në fund të pjesës së parë, ndërsa Goncalo Ramos realizoi golin e tretë për portugezët (58’). Por italianët nuk u ndalën. Pas një ore lojë realizoi Gianluca Scamacca për 3:2, ndërsa Patrick Cutrone shënoi për 3:3 në minutën e 89-të.
Ndeshja shkoi në vazhdime. Menjëherë në minutën e 91-të Matteo Lovato u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Më pas portugezët e kishin më të lehtë. Jota shënoi për 4:3 në minutën e 109-të, ndërsa Chico Conceicao realizoi për 5:3 në minuntën e 119-të.
Më 3 qershor, Portugalia në gjysmëfinale takohet me Spanjë, në Maribor të Sllovenisë. Ndeshja e së hënës me Italinë u luajt në Lubjanë.