Nuno Mendes mund të mbetet jashtë Kupës së Botës deri në fund, ka raportuar “L’Equipe” të mërkurën.
Lëndimi i tij në kofshë i ngjan atij që e mbajti për tre javë jashtë fushës te PSG-ja.
Federata e Futbollit të Portugalisë nuk ka komentuar para se stafi mjekësor të jap njoftimin përfundimtar, por lëndimi duket i ngjashëm me atë që e pësoi te klubi i tij francez para Kupës së Botës. Ai u lëndua në ndeshjen kundër Uruguait të hënën.