Mbrojtësi i krahut të majtë, Nuno Mendes pritet t’i mungojë Portugalisë në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
20-vjeçari ka munguar në stërvitjen e së martës te Portugalia për shkak të lëndimit.
Mësohet se Mendes ka dhimbje në muskulin e këmbës dhe nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet me kohë për duelin kundër Ganës.
Portugalia luan kundër Ganës të enjten, përpara se të përballet edhe me Uruguain e Korenë e Jugut në kuadër të Grupit H.