Republika e Irlandës e ka vazhduar serinë pa disfatë në pesë ndeshje, pasi luajti pa gola me Portugalinë të enjten mbrëma në “Aviva Stadium”.
Ky rezultat nga ana tjetër e ndalë serinë e pesë fitoreve rresht të Portugalisë, por të udhëhequrit e përzgjedhësit Fernando Santos, e dinë se me një tjetër barazim në ndeshjen e fundit kundër Serbisë të dielën, do ta fitonin Grupin A.
Me barazim, skuadra portugeze e siguron kalimin direkt në Katar.
Irlandës i duhet fitorja në udhëtim te Luksemburgu për ta siguruar vendin e tretë.
Portugalia në Grupin A ka grumbulluar 17 pikë aq sa ka edhe Serbia. Kanë njëjtë gola të shënuar, nga 16 secili, por portugezët kanë katër gola më pak të pranuar.
Portugalia – Serbia luhet të dielën në orën 20:45 në “Estadio da Luz”, në Lisbonë.