Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Porto vazhdon kontratën me Conceicaon

Kontrata e trajnerit Sergio Conceicao me Porton është vazhduar deri në vitin 2024.

Trajneri portugez do të jetë në krye të shtabit teknik te skuadra e Portos në elitën e futbollit të Portugalisë edhe për katër vjet të tjera.

Conceicao gjatë kohës së tij te skuadra portugeze ka treguar shumë suksese. E ka fituar dy herë kampionatin portugez ndërsa një herë ka dalë edhe fitues i Kupës.

Paraqitje të mira nën drejtimin e tij, Porto pati edhe në Ligën e Kampionëve.