Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina e synon Conceicaon

Sergio Conceiçao

Drejtuesit e Fiorentinas po synojnë ta bindin trajnerin portugez Sergio Conceican për ta marrë drejtimin e ekipit italian prej sezonit të ardhshëm, kanë raportuar të mërkurën mediumet italiane.

Te Fiorentina po e shohin trajnerin aktual të Portos si njeriun e duhur pas rezultateve të mira që ka treguar këtë edicion, përfshirë këtu edhe eliminimin e Juventusit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Fiorentina ka gati ofertën për Conceicaon, i cili ka kontratë me Porton deri në fund të këtij edicioni.

Nëse pranon ofertën e ekipit italian, atëherë Conceicao në këtë post te Fiorentina do ta zëvendësonte Cesare Prandellin që pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Conceicao 46-vjeçar e njeh futbollin italian pasi si lojtar ka bërë karrierë te Parma, Lazio dhe Interi.

Edhe Fituesi i Kupës së Botës merr drejtimin e Fiortentinës Futboll 1 muaj më parë Fituesi i Kupës së Botës merr drejtimin e Fiortentinës

Ai është trajner i Portos prej vitit 2017 dhe deri më tani ka fituar dy tituj kampioni të Portugalisë, një kupë dhe një Superkupë.

Si trajner, Conceicao ka punuar edhe te Olhanense, Coimbra, Braga, Vitoria Guimaraes e Nantes.