Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portland Trail Blazers pëson humbjen e tretë rresht

Jimmy Butler shënoi 24 pikë, Jeff Teague shtoi 22 të tjera, dhe Karl-Anthony Towns pati 20 pikë e 11 kërcime, duke e shënuar edhe triple-doublin e 37 të sezonit, duke i ndihmuar skuadrës së tij Minnesota Timberwolves në fitoren ndaj Portland Trail Blazers, 120:103, raporton KTV.

Te Portlandi që e pësoi edhe humbjen e tretë rresht më të mirët ishin Damian Lillard që shënoi 21 pikë, kurse C.J McCollum dhe Pat Connaughton shtuan nga 18.

Në çerekun e parë, mysafirët luajtën mirë në fazën e sulmit dhe të mbrojtjes dhe udhëhoqi 33:31, mirëpo Blazers u kthye furishëm në të dytin dhe arriti edhe seri 14:0 për t’u shkëputur në rezultat e për të triumfuar në fund.