Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri Visar Bekaj nën vëzhgimin e Beshiktashit

Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj ka marrë vëmendjen e gjigantit turk, Beshiktash, ka konfirmuar klubi nga kryeqyteti i Kosovës.

“Në ndeshjen e sotme miqësore, Prishtina - Ordbasy, prezent ishte edhe menaxheri/skaut i portierëve të klubit të madh turk të Stambollit, Beshiktash. Nën vëzhgimin e tij të afërt ishte portieri ynë, Visar Bekaj”, bën të ditur FC Prishtina përmes faqes zyrtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina thotë se Bekaj, njëherësh edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, sot nuk pati aq shumë punë meqenëse ishte Prishtina ajo që po kërkonte të shënonte duke mos i lejuar raste shënimi skuadrës kundërshtare.

“Padyshim që prezenca e skautëve të klubeve të mëdha nuk i bën nder vetëm Prishtinës, por në përgjithësi futbollit tonë kosovar”, thotë KF Prishtina.

Image