Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri Pena vazhdon bashkëpunimin me Barcelonën

Portieri rezervë i Barcelonës, Inaki Pena nuk do të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni, pasi ka rinovuar kontratën me klubin nga La Liga.

Barcelona të martën ka njoftuar se me rinovimin e kontratës që i skadonte në verë, Pena do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026.

Atij në kontratë i është përfshirë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 400 milionë eurosh. Pena është rritur si lojtar në akademinë e Barcelonës, ndërsa në ekipin e parë është promovuar në fillim të vitit të shkuar. Në pjesën e dytë të edicionit të kaluar, 24-vjeçari ishte i huazuar te Galatasaray për t’u kthyer këtë edicion te Barcelona, ku ka 3 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm