Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri me origjinë kosovare synon ta bindë Yakinin

Amir Shaipi

Portieri me origjinë kosovare, Amir Shaipi synon të bie në sy të përzgjedhësit të Zvicrës, Murat Yakin. Portier i Luganos ka pranuar se është ende herët për të qenë pjesë e përfaqësueses A.

“Unë jam portier i grupmoshave, u kualifikuam në Evropian dhe do të bëj gjithçka për të shkuar atje. Dua të bie në sy të Yakinit, por tani mendoj për Luganon dhe të rritem”, ka thënë ndër të tjera portieri i Shpresave të Zvicrës të hënën për portalin zviceran “RSI Sport”. 22-vjeçari me Zvicrën U-21 është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm. Ai është portier i parë i Luganos që garon në Superligën e Zvicrës. Ka luajtur gjithsej 13 ndeshje në të gjitha garat. Portieri shtatlartë me Luganon ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.