Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri kroat Jeliq i bashkohet Prishtinës

Portieri kroat Ivan Jeliq është transferuar te Prishtina. Jeliq 21-vjeçar së fundi ka qenë pjesë e klubit të ligës së dytë të Sllovenisë, NK Krsko.

Më herët ai ishte pjesë e RNK Splitit.

“Të jem i sinqertë nuk kam menduar ndonjëherë për Prishtinën. Por, me ndihmën e menaxherëve, shumë shpejtë kemi arritur marrëveshjen dhe ja tani ndodhem këtu. Ndjehem jashtëzakonisht mirë që bëhem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është ky hap i madh në karrierën time. Me të dëgjuar familja për Prishtinën, ishin pak skeptik për shkak ‘koronës’, por babai menjëherë më tregoi se bëhet fjalë për një klub të madh. Pastaj u interesova më shumë nëpërmjet shokëve dhe që të gjithë njëzëri më sugjeruan që pa hezitim të pranojë këtë sfidë të re dhe jam shumë i kënaqur që tani më ndodhem në mjedisin e ri”, ka thënë Jeliq, njofton faqja zyrtare e Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm