Sulmuesi Yoan Marc-Olivier i është bashkuar skuadrës së Prishtinës.
23-vjeçari Marc-Olivier është transferuar nga skuadra e Ballkanit, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “bardhekaltërve”.
“Jam te klubi më i trofeshëm në Kosovë. Dua të luaj në Evropë me Prishtinën. Do të jap gjithçka në fushë, për tifozët, për ekipin dhe të krijojmë kujtime të mira së bashku”, ka deklaruar Marc-Olivier për faqen zyrtare të Prishtinës.
Marc-Olivier në të kaluarën ka luajtur edhe për Malishevën dhe Istogun.