Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri i PSG-së merr lëndim serioz në kokë, dërgohet me urgjencë në spital

Portieri i Paris Saint-Germainit, Sergio Rico, raportohet se është në gjendje “serioze” pas një aksidenti të rëndë gjatë kalërimit në Spanjë, shkruan “The Sun”.

29-vjeçari raportohet se është dërguar me helikopter në spital të shtunën në mëngjes, pasi është rrëzuar nga kali në Huelva të Spanjës.

Raportohet se ai ka marrë lëndime të rëndë në kokë, ndërsa thuhet se është intubuar me të arritur në spitalin “Virgen del Rocio” në Sevilla.