Manchester City ka larguar portierin Angus Gunn në formë huazimi te Norwichi.
City mbetet me dy portierë pas largimit të Gunnit dhe portierit Willy Caballero. Tani në skuadrën e Pep Guardiolas janë vetëm Claudio Bravo dhe Joe Hart.
Anglezi nuk ka arritur të paraqitet asnjëherë për Cityn edhe pse në pesë ndeshjet e fundit ishte në bankën rezervë.