Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, vlerësohet lart në klub për lojën e tij të jashtëzakonshme me këmbë, por të shtunën ai demonstroi se është po ashtu një portier i klasit botëror duke bërë disa pritje të jashtëzakonshme dhe vendimtare, ndërsa Barcelona shënoi fitore 2:0 në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos.
Reprezentuesi i Gjermanisë i doli vazhdimisht në ndihmë Barcelonës në një ndeshje mjaft të vështirë në stadiumin “San Mames”, ndërsa 17 gjuajtje shkuan në drejtim të portës së tij gjatë ndeshjes. Ai madje katër gjuajtje ia ndali vetëm golashënuesit më të mirë të Bilbaos, Aritz Aduriz, shkruan sot “Koha Ditore”.
Barcelona ishte në gjendje të përballonte një ofensivë të hershme të Bilbaos vetëm falë Ter Stegenit, që u hodh në të djathtën për të ndalë një gjuajtje me kokë të Adurizit në minutën e 17-të.
Vetëm pak çaste më vonë ai ndali një gjuajtje të Adurizit, ndërsa ishte në situatë një kundër një, pasi që mbrojtja e Barçës ishte zënë në gjumë.
Lionel Messi më pas i siguroi avantazhin Barcelonës nëntë minuta pa mbaruar pjesa e parë, por Athletic vazhdoi me gjuajtje në drejtim të portës së Barcelonës edhe në pjesën e dytë, por aty ishte Ter Stegen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.