Sport

Ponte Prizreni prezanton fundorin Dachon Burke Jr

Dachon Burke Jr. është basketbollisti më i ri i prezantuar nga skuadra e Ponte Prizrenit.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën në mbrëmje nga skuadra prizrenase.

“Skuadra jonë pas marrëveshjes së dyanshme javë më parë ndau rrugët me amerikanin Steëart ku si zëvendësim vjen fundori i shquar i cili la gjurmë vitin e kaluar me Sigal Prishtinën. Bëhet fjalë për amerikanin Dachon Burke Jr. Pas kompletimit të dokumentacionit, lojtari në fjalë do të debutojë për ekipin”, ka shkruar ndër të tjera ekipi prizrenas.

Burke Jr. pritet të debutojë për Ponte Prizrenin në fundjavë, në duelin kundër Bashkimit në udhëtim.

Pas dy ndeshjeve të luajtura, Ponte Prizreni ka po aq disfata dhe pozicionohet në vendin e fundit në tabelë.