Klubi i basketbollit Ponte Prizreni ka njoftuar se ka përforcuar skuadrën me fundorin Cristian Bradford.
Ekip prizrenas ka thënë se e ka parë të nevojshme të përforcohet me një lojtar shtesë pas dy humbjeve dhe lëndimit të amerikanit Jaquan Smith, që mungon qe një muaj dhe nuk dihet koha e kthimit të tij.
Së fundmi, Bradford ka luajtur në ekipin Radford Highlanders University në NCAA1.
Pas plotësimit të dokumentacionit, Cristian Bradford do të ketë mundësinë të paraqitet në lojën e radhës, kundër Z Mobile Prishtinës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, në palestrën e sporteve "Sezai Surroi" në Prizren, duke filluar prej orës 17:00.
Artikuj të ngjashëm