Polonia ka siguruar kalimin në fazën e dytë në Eurobasket. Polonia të martën fitoi ndaj Holandës me rezultatin 75:69. Polakët kanë tri fitore e një humbje në grupin D dhe tashmë mund të përgatiten në fazën nokaut.
Holanda ka humbur ndeshjen e katërt rresht dhe është pa gjasa.
Aleksander Balcerowski ishte më i miri te Polonia me 16 pikë e shtatë kërcime. Charlon Kloof shënoi 26 pikë për Holandën, por që nuk mjaftuan.