Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Polonia “njofton” Izraelin me humbje

Izraeli e ka pësuar humbjen e parë në Eurobasket 2022. Të hënën pasdite, Izraeli pësoi humbje nga Polonia me rezultatin 85:76. Ndeshja në Pragë i ka takuar grupit D.

A.J. Slaughter ishte më i miri te Polonia me 24 pikë e pesë asistime. Te Izraeli, Yam Madar kishte shifrat më të mira. Ai ndeshjen e mbylli me 17 pikë e tri asistime.

Polonia e Izraelit tani kanë nga pesë pikë, përkatësisht nga dy fitore e një humbje.