Çekia e ka shënuar fitoren e parë në Eurobasket 2022.
Pas humbjeve nga Polonia dhe Serbia, Çekia të hënën fitoi ndaj Holandës me rezultat 88:80.
Ndeshja i takoi grupit D dhe u luajt në Pragë. Jan Vesely udhëhoqi çekët me 24 pikë e shtatë kërcime.
Te Holanda më i miri ishte Jesse Edwards me 12 pikë e nëntë kërcime. Holanda ka pësuar humbjen e tretë dhe është pa gjasa për avancim.