Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Polonia mbetet pa përzgjedhës

Federata e Futbollit të Polonisë ka marrë vendim për të mos rinovuar kontratën me trajnerin e përfaqësueses polake, Czeslaw Michniewicz pas një analize të performancës së ekipit në Kupën e Botës në Katar.

Kontrata e Michniewiczit përfundon në fund të këtij muaji dhe Federata njoftoi se së shpejti do të fillojë të kërkojë një trajner të ri.

Federata polake pranoi se Michniewicz mori drejtimin e ekipit në një moment të vështirë dhe tha se ai kishte arritur disa suksese, duke e çuar ekipin në raundet e eliminimit të Kupës së Botës për herë të parë në 36 vjet.

“Për këtë, Czeslaw Michniewicz meriton falënderime”, tha presidenti Cezary Kulesza në një deklaratë.

Por Federata tha se shqyrtoi edhe çështje të tjera, duke përfshirë “funksionimin e mëtejshëm të ekipit dhe drejtimin e zhvillimit të tij”.

Aty thuhet se së shpejti do të fillojë kërkimi i një trajneri të ri që do të drejtojë ekipin në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

“Trajneri i ri duhet të përmirësojë imazhin e ekipit dhe të rindërtojë besimin e tifozëve”, tha Kulesza, i cili falënderoi Michniewiczin. “Trajner, faleminderit për 11 muaj punë me ekipin polak. Suksese në karrierën tuaj të mëtejshme”.

Artikuj të ngjashëm