Policia ka nisur hetimet të premten pasi trajneri i Crystal Palacet, Patrick Vieira, ishte i përfshirë në një tentim-përleshje me një tifoz, në serinë e fundit të hyrjes së tifozëve në fushë, që është përhapur në fund të kampionateve në futbollin anglez.
Federata e Futbollit të Anglisë ka thënë se është “shumë e shqetësuar” për këtë trend dhe ka konfirmuar se është duke hetuar incidentin në “Goodison Park”, si dhe të tjerët që ndodhën më herët gjatë kësaj jave. Federata u ka bërë thirrje klubeve që ta marrin me seriozitet punën e sigurisë.
Vieira e qëlloi një tifoz të Evertonit, i cili po e ngacmonte atë në fushë, pasi Evertoni fitoi 3:2 të enjten. Fitorja ia siguroi qëndrimin në Premier League.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se Grealish u godit pas derbit të Manchesterit
-
Federata angleze hap hetimet për rastin me policët grekë
-
Katër policë të lënduar pas përleshjes me tifozët e Legias
-
UEFA nis hetimin për sulmin e tifozit ndaj portierit serb të Sevillas
-
Futbolli anglez po përballet me sjellje të këqija të tifozëve