Policia e Kosovës ka fituar edicionin “Burim Hatipi 2018” që organizon Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës në nderim të ish-gazetarit dhe futbollistit të Prishtinës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë turne morën pjesë 7 skuadra: FC Prishtina, Komiteti Olimpik i Kosovës, Policia e Kosovës, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, Federata e Punëtorëve Sportivë të Kosovës, Forcat e Armatosura të Kosovës dhe Gazetarët Sportivë të Kosovës, transmeton Koha.net.
Në finale u ballafaqohen Policia e Kosovës kundër FAK-ut.
Koha e rregullt u mbyllë me rezultat 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive PK-ja fitoi 3-2.
Komisioni i përbërë nga Esat Mehmeti, Ismajl Kasumi dhe Avni Shabani, shpalli futbollistin Driton Dauti të Policisë së Kosovës si lojtarin më të mirë të turneut.
Atij iu dorëzua fanella me numrin 8-të që kishte bartur i ndjeri Burim Hatipi.
Edhe
Pefqeli, më i miri i xhiros së fundit
Çmimi golashënuesi më i mirë, që këtë vit për herë të parë mori emrin “Fadil Vokrri”, u nda për Blerim Vilancin e Forcave të Armatosura të Kosovës, i cili shënoi 5 gola.
Portieri më i mirë i zgjodh Përparim Hetemi i FAK-ut.