Për herë të 4-të me radhë, Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës organizon turneun e futbollit të vogël “Burim Hatipi” dhe ceremoninë “Ali Shala” për gazetarinë sportive.
Në një konferencë të mbajtur të shtunën në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, nënkryetari Edmond Thaçi dhe sekretari Arlind Sadiku, shpalosen agjendën dhe detajet e dy aktiviteteve kryesore të SHGSK-së që do të zhvillohen të premten me 11 janar, bwhet e ditur përmes faqes zyrtare, transmeton Koha.net.
Nga ora 10:30 në Palestrën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të fillojë turneu “Burim Hatipi” në nderim të doajenit të gazetarisë sportive dhe ish-futbollistit të Prishtinës.
Në këtë turne do të marrin pjesë tetë skuadra: Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës, Forcat e Armatosura të Kosovës, Policia e Kosovës, Komiteti Olimpik i Kosovës, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, FC Prishtina dhe dy ekipe nga Gazetarët Sportivë të Kosovës.
Nga risitë e turneut është çmimi për golashënuesin më të mirë që është emëruar “Fadil Vokrri”.
Edhe
Ndahen çmimet për gazetari sportive “Ali Shala”
Në të njëjtën ditë nga ora 17:00 në Hotel Sirius në Prishtinë, zhvillohet ceremonia “Ali Shala” për zgjedhjen e punimeve më të mira nga gazetarët sportivë në vitin 2018. Këtë vit ka pasur rekord aplikime nga gazetarët dhe fotoreporterët. Gjithsej 16 kandidatë kanë aplikuar për 3 kategori të ndryshme “Shkrimi më i mirë 2018”, “Kronika më e mirë” si dhe “Fotografi më i mirë”.
Komisionet vlerësuese përbëhen si vijon:
Kategoria: Kronika më e mirë (TV ose Radio)
Besim Abazi
Fatos Berisha
Arbër Avdyli
Edhe
Grupi KOHA fiton çmimet kryesore në ceremoninë “Ali Shala”
Kategoria: Shkrimi më i mirë (Gazetë ose Portal)
Faton Abdullahu
Prof. Shkumbin Munishi
Lumnije Morina
Kategoria: Fotografi më i mirë
Prof. Visar Mulliqi
Edhe
Policia e Kosovës fiton turneun “Burim Hatipi 2018”
Prof. Mirsad Lushtaku
Mina Krasniqi.