Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba pritet të largohet në verë

Manchester Uniterd janë të gatshëm ta ulin çmimin për ta shitur këtë verë Paul Pogban pas transferimit të Bruno Fernandesit, ka njoftuar “The Sun”.

Fernandes është transferuar përfundimisht tek Unitedi për 55 milionë euro nga Sportingu dhe shihet si zëvendësues i Pogbas te “Djajtë e Kuq”, transmeton KTV.

Interesim për francezin kanë shprehur shumë skuadra në Spanjë dhe Itali.

Pogba ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit të ardhshëm me mundësi vazhdimi edhe më gjatë.

Ai këtë edicion ka kontribuuar me dy asistime në shtatë paraqitje.

Artikuj të ngjashëm