Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi i gatshëm të shesë Pogban

Paul Pogba do të largohet gjatë verës nga Manchester Unitedi.

Mesfushori francez që është shprehur i pakënaqur me situatën e krijuar te “Djajtë e kuq”, do të largohet nga klubi, transmeton KTV.

Nënshkrimi me mesfushorin Bruno Fernandes, sipas mediave në Ishull, i ka hapur rrugë largimit të Pogbas.

Për francezin interesim të vazhdueshëm ka shprehur Juventusi dhe Real Madridi.

Manchester Unitedi, për ta liruar lojtarin, kërkon rreth 100 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm